Departamenti i Gjuhës Spanjolle, më datë 15.01.2024, në kuadër të aktiviteteve mësimore-kërkimore, në bashkëpunim me profesorë spanjollë, në ciklin e leksioneve të hapura, organizoi një tjetër leksion të hapur me studentët e vitit të parë Master në Përkthim-Interpretim me pjesëmarrjen e profesorit Fernando Cid Lucas nga Universiteti i Macerata-s, Itali, si dhe të profesoreshës Flavia Kaba, me temë “Praxis de la traducción, el traductor como autor del texto literario”.
Gjatë këtij leksioni studentët përkthyen tekste letrare nga gjuha spanjolle në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe.
Profesorët diskutuan me studentët dhe të pranishmit mbi perkthimin letrar, sfidat e tij dhe aftësitë që nevojiten për brezin e ri të përkthyesve.