Ftojmë të gjithë studiuesit, pedagogët, doktorantët, studentët pasuniversitarë, përkthyesit dhe të interesuarit, të marrin pjesë në Simpoziumin Shkencor Ndërkombëtar me temë: «DOSTOJEVSKI DHE GJENIALITETI I TIJ», i cili do tëorganizohet më 06 Qershor 2023.
Ky simpozium mbahet për nder të dyqindvjetorittë lindjes së shkrimtarit të madh rus F.M.Dostojevskit, vepra e të cilit ka ardhur e plotë në gjuhën shqipe, si edheduke marrë parasysh kontributin e jashtëzakonshëm të shkrimtarit në letërsinë ruse dhe botërore, dhe vlerësimin e UNESCO-s, si një nga autorët rusë më të cituar dhe më të përkthyer në botë, trashëgimia e të cilit studiohet në shkolla, universitete, si dhe nga shkencëtarë të profileve të ndryshme.