Ceremonia e diplomimit

 

Të dashur studentë, të diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, në vitin akademik 2021-2022!

Siç jeni njoftuar ceremonia do të zhvillohet në datën 6 Qershor 2023, ora 19.00, në stadiumin “Air Albania”.

Pasi keni konfirmuar pjesmarrjen tuaj në Ceremoninë e Diplomimit, mund të tërhiqni veshjen e Ceremonisë së diplomimit në Departamentet e Gjuhëve përkatëse, duke filluar nga data 29.05.2023 deri në datën 06.06.2023 ora 09:00-15:00.

Për të tërhequr veshjen e ceremonisë së diplomimit duhet të keni me vete një mjet identifikimi ( Pasaportë/Kartë Indentieti).

Dorëzimi i veshjeve të ceremonisë së Diplomimit do të bëhet në datat 7-8-9 Qershor 2023 dhe 12-13 Qershor 2023, ora 10:00-15:00, në Deparamentet e Gjuhëve përkatëse.

Ju falenderojmë për pjesëmarrjen!