Dita e dytë e “Shkollës Verore së Turizmit dhe Kulturës” ku studentët e FGJH-së të programit Master i Shkencave në Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor e Turistik në gjuhën angleze, franceze, italiane, spanjolle, morën pjesë në një takim pune në Agjencinë e Përkthimeve dhe Eventeve Cosmos

Dita e dytë “Shkollës Verore së Turizmit dhe Kulturës” ku studentët e FGJH-së të programit Master i Shkencave në Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor e Turistik në gjuhën angleze, franceze, italiane, spanjolle, morën pjesë në një takim pune në Agjencinë e Përkthimeve dhe Eventeve Cosmos.
Znj. Alketa Ylli, një prej anetarëve të rrjetit Alumni FGJH, përfaqësuese e Agjencisë së Përkthimeve dhe Eventeve Cosmos mirëpriti studentët në ambjentet e kompanisë së saj, ku mbajti një leksion me temë “Konceptimi dhe Organizimi i një Eventi”. Ajo u dha studentëve informacione shumë të vlefshme mbi hapat e organizimit të një eventi turistik dhe në një diskutim të hapur me ta, i motivoi studentët të duan profesionin e tyre dhe i orientoi mbi kualifikimet që duhet të kryejnë për të qënë sa më pranë tregut të punës.
Studentët morën pjesë aktivisht në diskutime me pyetje dhe njëkohësisht ndanë eksperiencën e tyre në fushën e interpretimit e komunikimit.
May be an image of 10 people, people sitting, people standing and indoor