Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në bashkëpunim me AUF zhvilloi sot “Ditën e parë studimore” në mbështetje të punës kërkimore shkencore për studentët e ciklit të tretë të studimeve “Doktoratë”.
Trajnimi i drejtuar nga Dr. Ogerta Koruti me temë “Kërkimi i Literaturës Shkencore dhe i Burimeve të Informacionit” u realizua në Laboratorin Kërkimor DiPLLing, ku teknologjitë e fundit janë në përdorim të dedikuar ndaj kërkuesve të rinj.
Në trajnim morën pjesë doktorantë dhe profesorë udhëheqës të cilët u njohën me risitë dhe mënyrat e hulumtimit të literaturës së ofruar online si edhe me mjetet digjitale për hartimin e prezantimeve apo me aplikacione që ndihmojnë organizmin e detyrave në përdishmëri.
FGJH-ja ofron laboratorët e pajisur me teknologjitë më të fundit, literaturë bashkëkohore nëpërmjet bibliotekës fizike dhe ato virtuale, mobilitete në universitete të huaja, takime me kërkuesit e brendshëm dhe të jashtëm, pjesëmarrje në projekte kërkimore në mbështetje të kërkuesve të rinj shkencorë!