Dita e tretë e Shkollës Verore: “Potenciale të Itinerareve Kulturore të Këshillit të Evropës në Shqipëri: burime të territorit”

Dita e tretë e Shkollës Verore: “Potenciale të Itinerareve Kulturore të Këshillit të Evropës në Shqipëri: burime të territorit”.  

Leksionet e ditës së sotme të mbajtura nga Prof. Pierre Frustier, ekspert i Këshillit të Evropës për Itineraret kulturore, Z. Arnen SULA -Themelues Tek bunkeri, Zj.Rezarta BARE – Këshilltare për turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural (GIZ Shqipëri), Prof. Dr. Sokol Axhemi  dhe Prof.As. Dr Romeo Hanxhari nga Departamenti i Gjeografisë në FHF u ndalën tek prezantimi i shembujve dhe modeleve që lidhen me aktivitete ekonomike dhe kulturore në territorin e Shqipërisë.

U trajtuan tematika që lidhen me: rigjallërimin e trashëgimisë rurale; rehabilitime të bunkerëve në vende kulturore; valorizimin e kujtesës për burgun e Spaçit.

U sollën gjithashtu shembuj turizmi me biçikletë në Shqipëri : slow tourism si një faktor zhvillimi ekonomik për kontekstin rural.