Njoftim për aktivitet në kuadër të projekteve “Përmirësimi i kërkimit shkencor me kërkuesit e rinj të Departamentit të Gjuhës Angleze” dhe projektit “Praktika profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit – krijimi i një ure bashkëpunimi mes aktorëve të përfshirë në këtë proces”.

Grupi i punës i projekteve të departamentit të gjuhës angleze përgatitën veprimtaritë e rradhës, të cilat do të mbahen më datë 16 qershor 2023 në orën 11:00. Të dy veprimtaritë do të organizohen në kuadër të projektit “Përmirësimi i kërkimit shkencor me kërkuesit e rinj të Departamentit të Gjuhës Angleze” dhe projektit “Praktika profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit – krijimi i një ure bashkëpunimi mes aktorëve të përfshirë në këtë proces”.

Të dy këto veprimtari vijnë në një moment të rëndësishëm për studentët e Masterit të cilët do të aplikojnë për stazhin profesional dhe sapo kanë përfunduar me sukses praktikën profesionale. Gjithashtu, aktiviteti për kërkimin shkencor dhe shkrimin e temës së Masterit do të ndihmojë studentët dhe kërkuesit e rinj shkencor që të përfundojnë me sukses shkrimin e temës.