Departamenti i Gjuhës Gjermane, pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në Universitetin e Tiranës, organizoi në kuadër të projektit READ „Interpretimi dhe përkthimi në realitetin virtual

Departamenti i Gjuhës Gjermane, pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në Universitetin e Tiranës, organizoi në kuadër të projektit READ „Interpretimi dhe përkthimi në realitetin virtual. Integrimi i teknologjisë në procesin e përkthimit“ më datë 07.06.2023 në orën 14.30 në sallën 212 takimin e radhës me studentët e programeve të studimit: Master në përkthim-interpretim dhe Bachelor në përkthim-interpretim me Prof. dr. Bardhyl Demiraj, nga Unversiteti i Mynihut, Gjermani. Profesor Demiraj ofroi trajnimin me fokus në fushën e përkthimit, fushë në të cilën ai operon në kuadër të projektit “Interpretimi & përkthimi në realitetin virtual. Integrimi i teknologjisë në procesin e përkthimit”. Përveç ekspertizës së tij, profesor Demiraj mundësoi edhe krijimin e kontakteve në Universitetin e Mynihut, për bashkëpunim të mëtejshëm në fushën e përkthimit.