Dita e dytë studimore me doktorantët e FGJH-së, me temë “Përzgjedhja e bibliografisë dhe citimi i saj”. Aktiviteti shkencor, i zhvilluar në Laboratorin Kërkimor “Didaktika e Gjuhëve të Huaja, Përkthim, Letërsi, Linguistikë” – DiPLLing, FGJH, synon mbështetjen dhe përkrahjen për një formim sa më të mirë shkencor të studiuesve të rinj.
Dita e sotme studimore, nën drejtimin e Prof.As. Dr. Eglantina Gishti, u ofroi kandidantëve të rinj doktorantë informacione të vlefshme e koherente lidhur me përzgjedhjen e duhur të bibliografisë si dhe citimin korrekt të saj shkencor.