Dega e Gjuhës Turke, pranë Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Departamentin e Orientalistikës, Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Prishtinës, organizon panelin me temë:
📖 “Perspektiva të reja në studimet mbi Sami Frashërin”

Ky panel synon të sjellë qasje të reja dhe diskutime akademike mbi figurën dhe veprën e Sami Frashërit, një prej personaliteteve më të rëndësishme të kulturës dhe mendimit shqiptar.

📅 26 qershor 2026
🕚 11:00 – 12:30
📍 Salla “Rozafa”, FGJH

✨ Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij takimi akademik dhe të kontribuoni në dialogun shkencor mbi trashëgiminë intelektuale të Sami Frashërit.