“Mësimdhënia e gjuhës greke: nga arsimi fillor tek arsimi i lartë në Ditën botërore të gjuhës greke

📅 Më 11 shkurt 2025, Departamenti i Gjuhës Greke pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri dhe Fondacionin Grek të Librit dhe Kulturës, organizoi aktivitetin për Ditën Botërore të Gjuhës Greke 2025, me temë “Mësimdhënia e gjuhës greke: nga arsimi fillor tek arsimi i lartë”.
🌍🗣️ Ky aktivitet krijoi një hapësirë dialogu mbi mësimdhënien e gjuhës greke në institucionet shtetërore dhe ato private. Gjatë eventit përshëndetën:
· Znj. Sofia Delijorgji, Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhës Greke
· Znj. Drita Rira, Zëvendës Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja
· Z. Emiliano Mustaqe, Drejtor i Fondacionit Grek të Librit dhe Kulturës – Vatra Tiranë
· Z. Paschalis Anastasios, Konsull i Greqisë në Tiranë (online) 💻
📚 Fjalën e morën gjithashtu Z. Konstantinos Giakoumis, Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor, Kolegji Universitar “Logos”, mbi rolin e arsimit të lartë dhe Z. Ziso Lluci, Drejtor i ZVA Finiq-Dropull, mbi rëndësinë e arsimit për minoritetin grek.
👨‍🏫 Pedagogë të Departamentit të Gjuhës Greke, FGJH – UT dhe Universitetit të Gjirokastrës, si dhe përfaqësues të shkollave private, prezantuan qasje inovative në mësimdhënie.
🔑 Departamenti i Gjuhës Greke vazhdon të luajë një rol kyç në promovimin e gjuhës dhe kulturës greke, duke ndihmuar në përgatitjen e mësuesve të ardhshëm dhe në zhvillimin e metodave të reja didaktike.
🔄 Takimi u mbyll me diskutime, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit mes institucioneve arsimore për avancimin e mësimdhënies së gjuhës greke në Shqipëri.