Grupi Mësimor Kërkimor Komunikim i Gjuhës Gjermane
Kryetar: Dr. Ergys Prifti
Grupi mësimor-kërkimor “Komunikim i gjuhës gjermane” synon hulumtime që lidhen me fushën e Komunikimit si dhe studimeve empirike praktike/didaktike që shërbejnë si burim ilustrues, plotësues për lëndët e disiplinat e gjuhësisë gjermane. Mbështetja shkencore e Konferencës së Departamentit si dhe të aktiviteteve të tjera shkencorejanë pjesë e prioriteteve të këtij grupi.
Grupi përbëhet nga specialistë dhe ekspertë të komunikimit të gjuhës gjermane dhe ka për anëtarë: Prof.Dr. Brikena Kadzadej, Dr. Martin Mato, Dr. MigenaSejdini, Dr. Marisa Janku dhe kryetar Dr. Ergys Prifti.
Objektivat e grupit:
- Me qëllim materializimin e kërkimit shkencor do të bëhet përditësimi i sillabuseve të shkencës së Komunikimit dhe disiplinave të lidhura me të dhe shpërndarja e orëve në nivelin Bachelor.
- Realizimi i studimeve praktike/didaktike dhe empirike në përputhje me parimet e grupit mësimor-kërkimor (akset kërkimore individuale të anëtarëve të grupit) që do të shërbejnë si burim ilustrues, plotësues për lëndët, disiplinat e gjuhësisë, leksionet dhe seminaret.
- Mbështetja e Doktorantëve të fushës dhe realizimi i aktiviteteve të Projektit shkencor për këtë Doktoraturë.
- Diskutime brenda grupit në lidhje me ndryshime, pasurime të mundshme në grup-lëndët përkatëse për vitin e ardhshëm akademik.
- Mbikëqyrja dhe mbështetja shkencore e Konferencës së Departamentit si dhe të aktiviteteve të tjera shkencore