Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Integrimi i kompetencave të EMI-t në Programin e Studimit Bachelor në Gjuhë Angleze (Profili: Gjuhë Angleze, Përkthim dhe Interpretim, Studime Britanike dhe Amerikane)

“Integrimi i kompetencave të EMI-t në Programin e Studimit Bachelor në Gjuhë Angleze (Profili: Gjuhë Angleze, Përkthim dhe Interpretim, Studime Britanike dhe Amerikane)”, projekt i Departamentit të Gjuhës Angleze, me pjesëmarrjen e grupit mësimor e kërkimor të Përkthimit dhe Interpretimit në kuadër të projektit “EMI në universitetet shqiptare: nga pilotimi në zbatim” me mbështetje të Institutit Shqiptar të Medias dhe Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë

Kohëzgjatja: Shtator – Tetor 2025

Koordinatore: Prof. Asoc. Dr. Daniela Hasa

Anëtarë të projektit nga grupi mësimor e kërkimor i përkthimit dhe interpretimit: Prof. Dr. Viktor Ristani, Dr. Rudina Xhillari, Dr. Orges Selmani, Prof. Asoc. Dr. Iris Klosi, Dr. Nejla Qafmolla, Dr. Kristina Ajazi, Dr. Jonida Petro, Msc. Sonila Alla (Doktorante)

Përfitues të projektit: Pedagogët e përkthimit dhe Interpretimit, studentët e programeve Bachelor dhe Master në Departamentin e Gjuhës Angleze.

Objektivi dhe synimi i projektit: Përfshirja e elementëve të medias në programet mësimore me qëllim nxitjen e të menduarit dhe të analizuarit në mënyrë kritike të materialeve të marra nga burime të ndryshme, të cilat përdoren si materiale mësimore.

Objektivat specifikë të projektit në lidhje me Studimet Përkthimore:

  •  studentëve ju ofrua një këndvështrim dhe qasje më e thelluar ndaj përkthimit si proces dhe produkt;
  •  njohja dhe përditësimi me parimet bazë te edukimit për median dhe informacionin;
  •  shqyrtimi i materiale nga një mori burimesh, si për shembull Interneti, reklamat, artikuj të medias së shkruar e tekste teknike;
  •  ndërgjegjësim i mëtejshëm kulturor si element kyç në sjelljen e mesazheve në gjuhën e përkthimit;
  •  aftësimi i mëtejshëm për të komunikuar idetë në mënyrë sa më të qartë dhe të hapur;
  •  aftësimi i mëtejshëm për të sintetizuar dhe ndërlidhur idetë.
  • rishikimi dhe përditësimi i moduleve ekzistuese të përkthimit dhe interpretimit duke përfshirë dhe integruar edukimin për median dhe informacionin;
  •  njohja dhe përditësimi me parimet dhe elementët bazë të inteligjencës artificiale;
  • rishikimi dhe përditësimi i moduleve ekzistuese të përkthimit dhe interpretimit duke perfshirë dhe integruar inteligjencën artificiale në modulet ekzistuese të përkthimit dhe interpretimit;

 

Rezultatet dhe produktet e deritanishme të projektit:

  • pedagogët e përkthimit dhe interpretimin, pjesëmarrës në këto trajnime u njohën dhe përditësuan njohuritë në lidhje me parimet bazë të edukimit për median dhe informacionin;
  • u rishikuan dhe përditësuan modulet ekzistuese të përkthimit dhe interpretimit në të dy ciklet e studimit, duke përfshirë dhe integruar edukimin per median dhe informacionin;
  • pedagogët e përkthimit dhe interpretimin, pjesëmarrës në këto trajnime u njohën dhe përditësuan njohuritë në lidhje me parimet bazë te inteligjencës artificiale;

    Foto1 dhe 2 Takimet njohëse online ne kuadrin e Projektit “Integrimi i kompetencave të EMI-t në Programin e Studimit Bachelor në Gjuhë Angleze”, 16 dhe 23 shtator 2024
    Foto 3 dhe 4 Takime të grupit të punës së Departamentit të Gjuhës Angleze në kuadrin e Projektit “Integrimi i kompetencave të EMI-t në Programin e Studimit Bachelor në Gjuhë Angleze”, shtator 2024
    Foto 5 Takime të grupit të punës së grupit mësimor e kërkimor i përkthimit dhe interpretimit në Departamentn e Gjuhës Angleze në kuadrin e Projektit “Integrimi i kompetencave të EMI-t në Programin e Studimit Bachelor në Gjuhë Angleze”, shtator 2024