Ritakim pas 16 Vitesh: Alumni të Studimeve Britanike dhe Amerikane me Profesoren Fulbright Calsoyas

Departamenti i Gjuhës Angleze ka kënaqësinë të mirëpresë Fulbright Vising Profofessor, Candace Calsosyas, e cila do të ribashkojë në një takim ish-studentët/alumni të diplomuar në Studime Britanike dhe Amerikane në vitin 2009. Tashmë profesionistë të suksesshëm, atyre do t’ju jepet mundësia të rishikojnë pas 16 vitesh esetë që kanë shkruar për çështjet ambientaliste të Shqipërisë, të rishikojnë intervistat që kanë dhënë si pjesë e detyrës përfundimtare në lëndën e Studimeve Amerikane dhe të diskutojnë për rolet që ata kanë në Shqipëri apo vende të tjera, si individë dhe profesionistë të formuar.

Ky ritakim do të zhvillohet në datën 9 Maj, ora 16:30, salla 215.

16 vite pas diplomimit, ish-studentët e profilit të Studimeve Britanike dhe Amerikane do të kenë mundësinë të ritakohen për herë të dytë me profesoren e programit Fulbright për Letërsinë Ambjentaliste, Znj. Candace Calsoyas, dhe lektoren e Studimeve Amerikane, Znj. Brunilda Kondi.