Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, lider në përgatitjen e mësuesëve

Në kuadër të bashkëpunimit me Fakultetet e Universitetit të Tiranës mbi ngritjen e kapaciteteve të tyre për ndërkombëtarizimin e programeve të ofruara prej tyre, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, si një nga Fakultetet kryesore në Republikën e Shqipërisë për mësimdhënien e gjuhëve të huaja, rrit ofertën e tij për studentët e UT-së ku përveç gjuhës Angleze, do të mund të studiohen edhe gjuhë të tjera si: gjuhë Frënge, gjuhë Italiane, gjuhë Gjermane, gjuhë Turke gjuhë Spanjolle, gjuhë Greke, gjuhë Ruse, gjuhë Bullgare, gjuhë Rumune, gjuhë Hebraike, Gjuhë Arabe etj.

 

Në këtë kuadër kanë nisur edhe promovimet për gjuhët e huaja që do të ofrohen nga pedagogë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja nëpër Fakultetet e UT-së.

 

Qëllimi ynë i përbashkët është që të formohen studentë të përgatitur, të aftë të kuptojnë nevojat dhe sfidat e kohës, të hapur të eksplorojnë rrugë të reja për të përmirësuar jetën dhe të gatshëm të veprojnë e të zgjidhin situatat në perspektiva ndërkulturore.

 

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja është lider në përgatitjen e mësuesëve, përkthyesëve, interpretëve, specialistëve të komunikimit dhe në mësimdhënien e gjuhëve të specialitetit.