Konkursi i Ideve të Biznesit

Konkursi i Ideve të Biznesit

Kanë mbetur vetëm 7 ditë nga afati i fundit për aplikimin për konkursin e Ideve të Biznesit, një nga aktivitetet e parashikuara brenda komponentit të sipërmarrjes.

Ky konkurs do të shërbeje si mbështetje për ata që kanë dëshirë dhe vullnet për të ndërtuar biznesin e tyre, si më poshtë:

§ Grant deri në 5000 euro (për 3 aplikimet më të vlerësuara)

§ Kreditim preferencial në Tirana Bank (mundësi në rast nevoje)

§ Trajnime tematike nga profesionistë të fushës me përvojë

§ Ekspozim me Grupin BALFIN si investitor i mundshëm

§ Follow-up dhe mentorim në hapat e parë të biznesit

§ Networking me kompanitë partnere të programit

Për t’u bërë pjesë e konkursit, studentët, individualisht apo në grup, duhet të aplikojnë me idetë e tyre të biznesit, duke plotësuar formularin online të aplikimit duke (Klikuar Ketu) ➡️

Formulari i aplikimit kërkon të dhëna të kontaktit të studentit/ëve aplikues dhe informacion të strukturuar thjeshtë rreth idesë së biznesit. Aplikimi mund të kryhet në gjuhën shqipe ose angleze.

Për detaje të tjera si kohështrirja dhe fazat e konkurrimit, kriteret e vlerësimit, anëtarët e jurisë, etj studentët mund të infomohen në linkun http://b4students.com/business-idea-competition/

Aplikimet do të pranohen deri më datë 30 Qershor 2021 ndaj nxitoni të aplikoni!

Suksese!