Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze, organizon më 13 dhjetor, në orën 10:30, salla Europa, një takim me Dominique Barbéris

Në kuadër të Festivalit të Letërsisë Evropiane, që do të mbahet në Tiranë nga data 12 deri më 14 dhjetor 2024, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze, organizon më 13 dhjetor, në orën 10:30, salla Europa, një takim me Dominique Barbéris, shkrimtare dhe romanciere franceze, autore e studimeve letrare, lektore universitare dhe specialiste në fushën e stilistikës dhe shkrimit krijues. ✍️📚
Takimi do të jetë një mundësi shkëmbimi idesh dhe mendimesh mes autores dhe studentëve. 💬🤝
Libri i saj i fundit Une façon d’aimer u vlerësua me “Çmimin e Madh të Romanit” nga Akademia Franceze në vitin 2023 dhe do të publikohet në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese Mediaprint në fillim të dhjetorit. 📖🏆
Për më shumë informacion dhe për t’u bashkuar me ne, na ndiqni! 📅👥 #FestivalLetërsiaEuropiane #DominiqueBarberis #Letërsi #Shkrimtare #ShkrimiKrijues