Grupi mësimor- kërkimor “Gjuhësi, Përkthim, Komunikim i gjuhës frënge”
Kryetar: Prof. Asoc. Dr. Eglantina Gishti
Email: [email protected]
Grupi mësimor-kërkimor Gjuhësi, Përkthim dhe Komunikim i gjuhës frënge funksionon pranë Departamentit të Gjuhës Frënge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ai përbëhet nga pedagogë dhe studiues të specializuar në fushat e gjuhësisë, përkthimit dhe komunikimit.
Grupi synon zhvillimin dhe përforcimin e kërkimit shkencor në përputhje me strategjitë e departamentit dhe universitetit, duke promovuar bashkëpunimin ndërdisiplinor dhe pjesëmarrjen në projekte dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
Objektivat
Gjatë viteve 2022–2026, grupi mësimor – kërkimor, në bashkëpunim me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë, ka zhvilluar një sërë projektesh që lidhen ngushtë me teknologjitë gjuhësore, inteligjencën artificiale, gjithëpërfshirjen dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë. Këto nisma, ndër të tjera, përfshijnë:
Paralelisht, projektet janë fokusuar në rolin e inteligjencës artificiale në arsimin e lartë, në përdorimin e teknologjive të Web-it Semantik për ndërtimin e korpuseve dhe përkthimin e teksteve të specializuara, në zhvillimin e burimeve digjitale dhe modeleve të përgjegjshme të AI-së për gjuhën shqipe në studime socio-linguistike që lidhen me komunikimin dhe arsimimin e personave që nuk dëgjojnë në Shqipëri, si dhe në fushën e komunikimit turistik. Të mbështetura nga fonde të dedikuara për kërkimin shkencor nga thirrjet për projekte, si “UT-Kërkim, Ekselencë dhe Inovacion”, “FGJH-Kërkim, Ekselencë dhe Inovacion”, PKKZH/ AKKSHI, PIKSH/AKSHI, Ministria e Arsimit dhe AADF, këto projekte dëshmojnë një angazhim të qëndrueshëm për modernizimin e ofertës akademike, përafrimin me standardet ndërkombëtare dhe zhvillimin e kërkimit në shërbim të edukimit, inovacionit dhe interesit publik.