Grupi Mësimor Kërkimor Didaktikë e Gjuhës Gjermane

Grupi Mësimor – Kërkimor “Didaktikë e Gjuhës Gjermane”
Kryetar: Dr. Migena Sejdini
Email: [email protected]

Qëllimi i parësor i grupit “Didaktikë / Mësimdhënie e gjuhës gjermane” të Departamentit të Gjuhës Gjermane është të sigurojë një tablo të plotë të performancës së këtij grupi duke nxjerrë në dukje punët e bëra deri tani.

Reflektim mbi situatën dhe piketimi i pikave mbështetëse të punës për të ardhmen është pjesë e synimeve të grupit që  do të shërbejnë si bazë në hartimin e strategjive të punës për vitet 2022-2024 në nivel grupi, departamenti dhe fakulteti.

Pedagogët anëtarë të këtij grupi: Prof.dr. Brikena Kadzadej, Prof.as.dr. Jonida Bushi, Dr. Migena Sejdini, Prof.as.dr. Ema Kristo dhe kryetar grupi Dr. Mihallaq Zilexhiu.

Objektiva e grupit:

Zbatimi  me rigorozitet i programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve, Bachelor dhe Master

Përditësimi i programeve ekzistuese, në përputhje me kërkesat e ligjit të ri të AL dhe tregut të punës. Do të reflektohet mbi ndryshimet, të vlerësohet rezultati i tyre dhe të parashikohet duke studiuar nevojat e tregut.

Vlerësim i vazhdueshëm i përmbajtjes së syllabuseve, të objektivave lëndore, literaturës së zgjedhur, metodologjisë së përdorur për mësimdhënien dhe nxënien si dhe për mënyrën e vlerësimit etj.

Grupi i Didaktikë / Mësimdhënie e gjuhës gjermane, në bashkëpunim edhe me grupet e tjera të Gjuhësisë etj., në departamentin tonë, mund të iniciojë projekte për vlerësimin e nevojave konkrete të stafit për kualifikim/trajnim etj.

 

Do të synojë ndarjen eksperiencës së mësimdhënies mes anëtarëve

Ky grup do të nxisë përfshirjen e studentëve , kolegëve dhe vetvlerësimin e pedagogëve që janë faktorë të rëndësishëm në mësimdhënie.

Në drejtim të kërkimit shkencor:

Synohet pjesëmarrja në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë vendit si dhe botime në organe të njohura ndërkombëtarisht.

Do të ndihmojë në aplikim për projekte në kuadër të programeve të BE, READ, AKKSH, UT, FGJH etj. Dhe do të jetë në fokus të këtij grupi mësimor përfshirja në projektet ERASMUS për më shumë mobilitet të pedagogëve; projekte të përbashkëta zhvillimi të inkurajuara nga organizata të ndryshme etj.

Do të organizojë konferenca brenda departamentit dhe do të nxisë pjesëmarrjen në aktivitete shkencore të departamenteve të tjera në Fakultetin tonë.