Workshopi me temë “Lojërat në mësimdhënien e gjuhës gjermane si gjuhë e huaj (DaF)“

Më datë 25 nëntor 2025, në ambjentet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja u zhvillua një aktivitet formues me studentët e ciklit të dytë të studimeve në fushën e mësuesisë, organizuar nga Departamenti i Gjuhës Gjermane, Grupi mësimor-kërkimor “Didaktikë/Mësimdhënie e gjuhës gjermane“ në bashkëpunim me Goethe Zentrum.

Workshopi tregoi se si aktivitete të tilla mund ta bëjnë procesin e të nxënit më dinamik, motivues dhe pedagogjikisht të strukturuar. Pas një prezantimi teorik mbi rolin e lojërave në zhvillimin e kompetencave gjuhësore dhe në rritjen e përfshirjes së nxënësve, pjesëmarrësit eksperimentuan me shembuj konkretë lojërash dhe ushtrimesh kreative, duke analizuar vlerën dhe aplikueshmërinë e tyre didaktike.

Ky aktivitet përbën një shembull të rëndësishëm të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të ndërthurjes së teorisë me praktikën në formimin profesional të mësuesve të ardhshëm të gjuhës gjermane.