Trendet në mësimdhënien e gjuhës gjermane

Shkëmbim shkencor me Qendrën Goethe në Tiranë, pjesë e rrjetit ndërkombëtar të Institutit Goethe, Institut kulturor i Republikës Federale të Gjermanisë me mision përcjelljen e gjuhës dhe të kulturës gjermane në Shqipëri.

Grupet Gjuhësi, Komunikim (Prof.dr. Brikena Kadzadej) dhe Didaktikë e Metodikë (Dr. Migena Sejdini) të Departamentit të Gjuhës Gjermane, në vijim të bashkëpunimit për gjuhën gjermane, problematikat e saj në tregun e sotmë, transmetimin efikas të saj dhe propozime për një mësimdhënie bashkëkohore, me Qendrën Goethe Tiranë (znj. Alketa Kuka (Drejtuese e Qendrës Goethe dhe znj. Livia Xhango (specialiste e fushës) u mblodhën sëbashku në aktivitetin me temë: “Trendet në mësimdhënien e gjuhës gjermane”, propozime didaktike.

Në këtë aktivitet, ku morën pjesë në mënyrë aktive studentë dhe pedagogë të gjuhës gjermane u paraqitët tendencat e sotme për një mësimdhënie mbi bazën e teknologjisë, aplikacioneve të fundit që po fitojnë popullaritet në mësimdhënie duke i ndihmuar ata që mësojnë gjermanisht në një qasje më praktike dhe komunikuese me gjuhën si qëllim.

Në kontekstin e mësimit të gjuhëve të huaja këto aplikacione ofrojnë mundësi për të eksploruar mjediset, situatat e gjuhës së huaj, diferencat kulturore në mënyrë reale dhe interaktive.

Në përgjithësi këta trende tregojnë rolin që luan zhvillimi i teknologjisë në mësimdhënie, zhvillim drejt një mësimdhënie më të personalizuar, orientuar drejt komunikimit, mendimit krijues dhe të integruar me kulturën dhe kontekstin praktik të përdorimit të gjuhës gjermane.