Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Workshop mbi krijimin e këngëve me Inteligjencë Artificiale në mësimdhënie

Më 17 prill 2026, në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, UT, u zhvillua me sukses një workshop inovativ nën drejtimin e ekspertit nga Austria, Z. Urs Luger. Aktiviteti u organizua nga grupi mësimor–kërkimor “Didaktikë e gjuhës gjermane”, pranë Departamentit të Gjuhës Gjermane, FGJH-UT.

Workshop-i u fokusua në përdorimin e inteligjencës artificiale për krijimin e këngëve si mjet didaktik në mësimin e gjuhëve të huaja.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të eksplorojnë në mënyrë praktike potencialin e mjeteve të IA-së për krijimin e përmbajtjeve të personalizuara, të përshtatura sipas nevojave të nxënësve. Përmes demonstrimeve dhe ushtrimeve konkrete, ata ndoqën të gjithë procesin krijues: nga ideimi dhe formulimi i “prompts”-ve, deri te realizimi i këngëve dhe integrimi i tyre në kontekstin mësimor.

Workshop-i nxori në pah veçanërisht vlerën didaktike të kësaj qasjeje, duke treguar se si elemente si gramatika, fjalori dhe temat kulturore mund të shndërrohen në materiale muzikore tërheqëse dhe efektive për të nxënit.

Aktiviteti u karakterizua nga pjesëmarrje aktive dhe interes i lartë, duke reflektuar rëndësinë e integrimit të teknologjive të reja në përmirësimin e proceseve të mësimdhënies dhe të nxënit.

situs toto