Hapet thirrja për aplikim për studentët e Universitetit të Tiranës për të marrë pjesë në Konferencën e 10të Studentore të UNICA me temë “Dream your University in the capital city” në datat 28 Qershor – 1 Korrik 2020!

Kjo Konferencë organizohet në Universitetin Nova de Lisboa në Portugali.

http://www.unica-network.eu/e…/unica-student-conference-2020

Ftohen të aplikojnë:

Studentë e vitit të tretë bachelor;
Studentët e nivelit Master;
Studentët Ph.D.

Akomodimi dhe drekat gjatë Konferencës do të mbulohen nga Universiteti Nova de Lisboa.

Universiteti i Tiranës do të mbulojë kostot e udhëtimit.

Dokumentat për aplikim:

Certifikatë e gjuhës së huaj (gjuha angleze);
Letër Motivimi (në gjuhën shqipe dhe angleze);
Abstrakt (maksimumi 1 faqe A4) mbi temën: “Si e shikoni rolin e universitetit në kryeqytet në të ardhmen” ose “Si universiteti mund të trajtojë sfida të zhvillimit urban të kryeqyteteve”.

Afati i aplikimit: 03.12.2019

Dokumentat duhet dorëzuar të skanuara në formatin pdf në adresën [email protected] të Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e Universitetit të Tiranës.