Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus +, në Universitetin Valladolid, Spanjë për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022.

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022, në Universitetin Valladolid, Spanjë.

Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:

-Shkëmbimin e studentëve (1 semestër);

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin mujor për studentët (850 Euro në muaj);

-Kostot e udhëtimit mbulohen nga Universiteti Valladolid (1 biletë vajtje-ardhje me destinacion universitet dërgues – universitet pritës)

Afati për aplikim: 16 Prill 2021 ora 11 a.m (Spanish Time).

I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.

Për të aplikuar klikoni në këtë link:

https://uvamobplus.uva.es/publico/inicio

Për t’u njohur me fushat e studimit referohuni linkut:

https://uvamobplus.uva.es/publico/courses

Për më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit klikoni linkun:

https://uvamobplus.uva.es/files/61356/31/CALL_2_EN.pdf

Learning Agreement sipas modelit të Universitetit të Valladolid, i cili ndodhet në brendësi të aplikimit, duhet të firmoset në fillim nga Koordinatori në nivel fakulteti dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+ në UT.

Në dokumentin Learning Agreement (tabela A dhe tabela B), studenti duhet të plotësojë 20 – 30 ECTS.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: [email protected].

I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.