Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Cordobas, Spanjë në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Cordobas, Spanjë për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

https://www.uco.es/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;

Kohëzgjatja e mobilitetit:
– 1 semestër;

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit ju lutemi referohuni linkut:
https://www.uco.es/internacional/extranjeros/en/courses#courses

Afati për aplikim: 08 Nëntor 2023

BRNB42200448561_002379