Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin e Almerias, në Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Alemerias në kuadër të programit Erasmus +, për studentët e Universitetit të Tiranës për studime, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

http://www.ual.es/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;

Kohëzgjatja e bursave:

-Bachelor (1 semestër);

Fushat e studimit:
– Ekonomiks;
– Kontabilitet;
– Financë;
– Manaxhim dhe Administrim;
– Marketing;
– Turizëm;
– Gjuhë angleze;
– Gjuhë spanjolle.

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti i Almerias në gjuhën angleze, klikoni në adresën:
http://www.ual.es/en/estudios/academiccalendar

Afati për aplikim: 23 Tetor 2023
BRNB42200448561_002384