Hapet thirrja për bursa për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në Universitetin Silesian të Teknologjisë, Poloni, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021 – 2022.

Hapet thirrja për bursa për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në Universitetin Silesian të Teknologjisë, Poloni, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021 – 2022.

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Silesian të Teknologjisë, Poloni, për
semestrin e dytë të vitit akademik 2021 – 2022.

https://www.polsl.pl/en/Pages/Welcome.aspx

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Kohëzgjatja:

– 5 + 2 ditë;

Fushat e mësimdhënies:

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në gjuhën angleze të ofruar nga Universiteti Sileasian i Teknologjisë, klikoni në adresat:

https://www.polsl.pl/rn3-1-dwz-swm/en/

https://drive.google.com/file/d/17MmbUd-R-7iQNi5pYniyvjMUIP3NVZ5V/view

Bursat përfshijnë:

-Kompensim ditor (140 EUR për stafin akademik);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:

– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09//Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx

*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga
personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Afati për aplikim: 03 Dhjetor 2021

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].