Një mbasdite ndryshe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Inauguruam muralin e pikturuar në ambientet e FGjHsë- nga piktori spanjoll Carlos Alvarez në kuadër të javës kulturore spanjolle. Ceremonia e inaugurimit u zhvillua në prani të Ministres së Kulturës Znj. Elva Margariti, Ambasadorit të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri SH.T.Z. Alvaro Renedo Zalba, Zv. Rektores së Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Anila Paparisto si edhe profesorëve të FGjH-së.
Ky mural plot jetë e ngjyra ngërthen vlera njerëzore e transmeton mesazhe të bukura mbi lirinë, dashurinë dhe prosperitetin e të rinjve. Një pikturë që i rri bukur mjediseve të FGjH si fakultet i promovimit të gjuhëve dhe kulturave të huaja falë programeve të tij formuese dhe veprimtarive të ndryshme kulturore të cilat këtë vit kanë qenë të shumta.