Gjatë javës së parë të dhjetorit, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja pati kënaqësinë të mirëpriste tri kolege nga Universiteti i Eberswalde në Gjermani.
Kjo javë mundësoi forcimin e lidhjeve akademike midis Universitetit të Eberswalde dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe vendosi bazat për zhvillimin e projekteve të rëndësishme si Horizon 20, në përputhje me qëllimet e përbashkëta të gjithëpërfshirjes dhe inovacionit.
Koleget e Universitetit të Eberswalde, Prof. Dr. Claudia Brozel, Lena Zell dhe Anke Sange i shpjeguan studentëve të programit të studimit Master në Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik Trigjuhësh, rolin e gruas në pozicione udhëheqëse në turizëm dhe modele të biznesit digjital.
Ky partneritet do të mundësojë përvoja të zgjeruara të të mësuarit gjatë gjithë jetës për studentët dhe pedagogët përmes shkëmbimeve ndërkulturore dhe ekspozimit ndaj ekspertizës globale. Ky bashkëpunim pritet të rrisë perspektivat për përfaqësim të përbashkët dhe vizibilitet në ngjarje ndërkombëtare si ITB 2025.
Kjo javë shkëmbimi u mbyll me sukses, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për bashkëpunime të ardhshme në kërkimin shkencor, avancimin akademik dhe partneritetet me industrinë.
—
During the first week of December, the Faculty of Foreign Languages had the pleasure of welcoming three colleagues from the University of Eberswalde, Germany.
This week facilitated the strengthening of academic ties between the University of Eberswalde and the Faculty of Foreign Languages and laid the foundation for the development of significant projects, such as Horizon 20, in alignment with shared goals of inclusivity and innovation.
The colleagues from the University of Eberswalde, Prof. Dr. Claudia Brozel, Lena Zell, and Anke Sange, introduced students from the Master’s program in Trilingual Intercultural and Tourism Communication to the role of women in leadership positions in tourism and models of digital business.
This partnership will enable expanded lifelong learning experiences for both students and faculty through intercultural exchanges and exposure to global expertise. It is expected to enhance prospects for joint representation and visibility at international events such as ITB 2025.
The exchange week concluded successfully, creating a solid foundation for future collaborations in scientific research, academic advancement, and partnerships with the industry.