Në ambientet e bibliotekës “Argjiro” të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, u zhvillua konferenca me temë: “Emilia Pardo Bazán y Benito Pérez Galdós: Crónica de una amistad”, e organizuar nga Departamenti i Gjuhës Spanjolle.
Ligjërues në këtë aktivitet ishte profesori Gonzalo Pedro Sánchez Eguren, historian dhe profesor në Universidad Permanente de Cantabria (Spanjë), i cili solli një pasqyrë të detajuar mbi marrëdhënien personale dhe letrare midis dy figurave të rëndësishme të letërsisë spanjolle të shekullit XIX: Emilia Pardo Bazán dhe Benito Pérez Galdós.
Përmes analizës së korrespondencës së tyre dhe kontekstit historik e kulturor, profesori Sánchez Eguren theksoi ndikimin reciprok që pati kjo miqësi në krijimtarinë e të dy autorëve, si dhe rëndësinë e tyre në zhvillimin e romanit realist dhe natyralist në letërsinë spanjolle.
Aktiviteti ngjalli interes të veçantë mes studentëve dhe stafit akademik të departamentit, duke kontribuuar në thellimin e njohurive mbi letërsinë spanjolle dhe promovimin e dialogut akademik ndërkombëtar


