Në kuadër të promovimit të programeve të Degës së Gjuhës Ruse, grupi mësimor – kërkimor “Gjuhësi-Përkthim” i gjuhës ruse, organizoi aktivitetin kulturor me temë “Maslenica”, kultura dhe tradita ruse. Kulinaria ruse, në mjediset e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
Ky aktivitet, i organizuar në kuadër të lëndëve Histori-Qytetërim, bashkoi pedagogë e studentë të Degës së Gjuhës Ruse e jo vetëm. Morën pjesë maturantë të ftuar nga shkolla e mesme me orientim gjuhësor “Asim Vokshi”, nga Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mustafa Kemal Ataturk” dhe të tjera shkolla.
Të pranishmit u njohën me kulturën dhe traditat ruse të organizimit të festave tradicionale në Rusi, të pasura me elemente të ndryshme kulturore. Me këtë rast, nga studentët e Degës së Gjuhës Ruse, u organizua një panair me produkte të kulinarisë ruse.

Me interes të veçantë, jo vetëm për gjuhën por dhe për kulturën ruse, të pranishmit shijuan atmosferën dhe pritjen e ngrohtë të pranverës në mjediset e FGJH-së.