Konferencë “Modiano entre ombre et lumière” – (Modiano mes hijes dhe dritës).

📌Në vijim të aktiviteteve kushtuar temës së identitetit grupi mësimor-kërkimor i letërsisë në Departamentin e Gjuhës Frënge u mblodh dje, 23 prill 2024, në sallën Argjiro për të ndjekur konferencën me titullin Modiano entre ombre et lumière (Modiano mes hijes dhe dritës).
📌Prof.Dr. Saverina Pasho në ligjëratën e saj trajtoi dy temat kyç në veprën modianeske: atë të identitetit dhe të rikonstruktimit të së shkuarës përmes kujtesës. Prezantimi i këtij nobelisti të shquar përmes veprave të tij më përfaqësive, u prit me interes nga kolegët dhe studentët dhe u pasurua nga komentet dhe diskutimet .