Leksion i hapur i Lektores Çeke Hana Bergerová.

Nesër, datë 28.10.2021, do të zhvillohet një leksion i hapur nga Lektorja Çeke Dr. Hana Bergerová, me temë “Altes und Neues im deutschen Wortschatz”.
Dr. Bergerová është pedagoge dhe kërkuese në Departamentin e Gjuhës Gjermane të universitetit çek Jan Evangelista Purkyně University In Ústí Nad Labem, dhe ndodhet në Shqipëri në kuadër të marrëveshjes së partneritetit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional të lidhur mes dy universiteteve partnere, Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Jan Evangelista.
Në këtë leksion të hapur janë të ftuar të marrin pjesë pedagogë dhe studentë të gjuhës gjermane.
 
Leksioni i hapur do të zhvillohet në ambientet e FGJH-së, Salla Europa, ora 11.00.