Departamenti i Gjuhes Spanjolle ne bashkepunim me Grupin mesimor-kerkimor “Letersi dhe komunikim”, më datë 14.01.2024, në kuadër të aktiviteteve mësimore-kerkimore dhe  në vazhden e bashkëpunimeve me profesorë spanjollë, organizoi një leksion të hapur me studentët e vitit  III Bachelor me pjesëmarrjen e drejtperdrejte ne auditor te profesorit Dr. Fernando Cid Lucas nga Universiteti i Macerata-s, Itali, me temë “Cronología de literatura española”. Gjatë këtij leksioni u be nje prezantim panoramik mbi historinë e letërsisë spanjolle duke shqyrtuar autorë, vepra dhe rrymat letrare te letersise spanjolle si edhe u vu theksi mbi rëndësinë e letërsisë për studentët si dhe mbi motivimin e tyre  ne kete drejtim.