Në kuadër të promovimit të gjuhës ruse, Dega e Gjuhës Ruse do të organizojë aktivitetin kulturor me temë “Maslenica”, kultura dhe tradita ruse. Kulinaria ruse, më datë 16 prill 2025, salla “Europa”, ora 12:30.
Qëllimi i këtij aktiviteti është njohja e studentëve, dhe të ftuarve me kulturën dhe traditën ruse mbi organizimin e festave tradicionale në Rusi, në rastin konkret elementet kulturorë të organizimit dhe kremtimit nga popujt sllavë, të festës së përcjelljes së dimrit dhe ardhjes së pranverës. Realizimi i një panairi të vogël për kulinarinë ruse në mjediset e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, si pjesë e promovimit të Degës së Gjuhës Ruse.
Ju mirëpresim!