Mbrojtja e Gjuhëve të Huaja të cilat ofrohen nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

NJOFTIM,

Mbrojtja e Gjuhëve të Huaja të cilat ofrohen nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja do të zhvillohen në datën 30.10.2021 ora 09:00 .

Regjistrimet fillojnë në datën 18.10.2021 dhe afati i fundit i regjistrimeve është data 27.10.2021.

Regjistrimi bëhet duke u paraqitur me dokumentacionin perkates prane zyres se Mbrojtjes se Gjuheve në Fakultet.

Për t’u regjistruar duhen:

-pagesa në bankë mandatin e te ciles e gjeni ne linkun bashkengjitur (https://drive.google.com/file/d/10faiPipAvMJqH3Px1TAiNNJsTus10-Nw/view?usp=sharing),

-fotokopje e dokumentit te identifikimit

-fotokopje të diplomës

-1 foto (45 mm x 50 mm)

Provimi do të zhvillohet në auditoret e fakultetit duke zbatuar protokollin e masave për mbrojtjen ndaj Covid-19.

Shënim: Për të hyrë në auditor kandidatët duhet të paraqesin një nga këto dokumente:

– certifikatë vaksinimi covid-19

– kartë vaksinimi

– test pcr negativ

– vërtetim nga mjeku për pamundësi të kryerjes së vaksinës

Ju urojmë suksese!