Ceremonia e Diplomimit në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja

NJ O F T I M

PËR ZHVILLIMIN E CEREMONISË SË DIPLOMIMIT

DATË 29.10.2021

Të dashur studentë të diplomuar në vitin akademik 2020-2021,

Ju njoftojmë se Fakulteti i Gjuhëve të Huaja organizon Ceremoninë e Diplomimit të studentëve në datën 29.10.2021, ora 16:30 – 19:00, pranë Amfiteatrit të parkut të liqenit, Tiranë.

Ju bëjmë me dije se uniformat e ceremonisë do të shpërndahen pranë departamenteve përkatëse duke u paraqitur me mjetin e identifikimit duke filluar nga data 25.10.2021 deri më 28.10.2021, ora 12:00-16:00.

Ceremonia do të zhvillohet duke zbatuar protokollet mjekësore anticovid.