Më datë 15-16 dhjetor 2021 në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, u zhvillua Simpoziumi Shkencor Ndërkombëtar “Mehmet Akif Ersoj dhe vepra e tij”

Më datë 15-16 dhjetor 2021 në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, u zhvillua Simpoziumi Shkencor Ndërkombëtar “Mehmet Akif Ersoj dhe vepra e tij”.

Ky simpozium u organizua nga Dega e Gjuhës Turke me pjesëmarrje të kolegëve vendas dhe ndërkombëtar, me rastin e 100 vjetorit të miratimit të himnit të flamurit të Republikës së Turqisë, vargjet e të cilit u shkruan nga dora e poetit shqiptar Mehmet Akif Ersoj.

Fjalën e hapjes e mbajti përgjegjësi i departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike – Dega e Gjuhës Turke, Prof. As. Dr. Adriatik Derjaj; më pas foli pedagogu Dr. Alban Foçi. Si folës kryesor ishte i ftuar Prof. Dr. Galib Sayilov nga Instituti i Shkencave dhe Folklorit Baku- Azerbaxhan.

Kumtesat, që u prezantuan në këtë simpozium, do të botohen në një përmbledhje me ISBN.