Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Huelvas në Spanjë, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për mësimdhënie dhe trajnim.

Njoftim !

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Huelvas në Spanjë, për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për mësimdhënie dhe trajnim.

http://uhu.es/english/

Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);

– Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ / administrativ me kohë të plotë për trajnim (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit).

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin ditor për stafin (160 EUR në ditë);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës:

– CV (në gjuhën angleze/spanjolle) + Lista e publikimeve (për stafin akademik);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze/spanjolle);

– Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj;

-Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë një mobilitet në kuadër të programit Erasmus+ dhe nëse po, ku;

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx

– Plani i mobilitetit për trajnim;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1-1.docx

Plani i Mobilitetit për mësimdhënie / trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies / trajnimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti në momentin e aplikimit dhe më pas nga Koordinatori Institucional Erasmus+.

Afati për aplikim: 25 Maj 2021

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected].