Në takim me Ambasadoren e Francës në Shqipëri

Në takim me Ambasadoren e Francës në Shqipëri, Shkëlqesinë e Saj Elisabeth Barsacq , me studentë e pedagogë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në kuadrin e presidencës franceze të Këshillit të Bashkimit Evropian 2022 dhe Vitit Evropian të Rinisë 2022 i shpallur si i tillë nga Parlamenti i Bashkimit Evropian.
Leksioni i hapur i Znj. Barsacq u ndal te elemente kyçe në historinë e ekzistencës së BE-së, sfidat e zgjerimit të tij, rolin reformues të Traktatit të Lisbonës si edhe veçoritë dhe sfidat e presidencës franceze. Një vëmendje e veçantë iu kushtua njohjes së të rinjve me funksionin dhe objektivat aktuale të institucioneve të BE-së për të nxitur angazhimin e të rinjve shqiptarë për një Evropë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.