Panairi “Work and Study”

Panairi “Work and Study”

📍Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ishte sot prezent në panairin “Work and Study”, si pjesë e Universitetit të Tiranës në qytetin e Kukësit.

📚 Stafi i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja mirëpriti dhe informoi maturantët me programet mësimore të cilat ofron në shtatë departamentet e tij, risitë e shumta si programet e reja bashkëkohore dhe bashkëpunimet për diplomat e dyfishta me universitetet e huaja partnere dhe aktivitetet e larmishme.

📊 Ata u njohën gjithashtu me mundësitë e punësimit që ju ofrojnë këto programe duke i bërë të ndihen të sigurt për profesionin dhe të ardhmen e tyre.