Grupi i punës i projektit të departamentit të gjuhës angleze “Praktika profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit – krijimi i një ure bashkëpunimi mes aktorëve të përfshirë në këtë proces” do të organizojë një tryezë të rrumbullakët me pjesëmarrjen e specialistes së Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, Znj. Fozilet Simoni. Në takim do të jenë të pranishëm dhe mësues mentorë dhe studentë që janë duke kryer praktikën mësimore. Ky aktivitet ka për qëllim shpërndarjen e paketës informuese për studentët që janë duke përfunduar Masterin shkencor në Mësuesi dhe që do të aplikojnë për Praktikën Profesionale.
Aktiviteti do të zhvillohet më datë 8 mars 2024, në orën 12.30, salla “Rozafa”.