Prezantim i projektit Erasmus+ KA220-HED: Former à l’enseignement du français écrit en contexte plurilingue et transeuropéen: enjeux, modèles, pratiques innovantes et inclusives (DIDAFÉ)

Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, gjatë datave 24, 27 dhe 29 janar 2025, u realizua një prezantim i projektit Erasmus+ KA220-HED-Partneritete bashkëpunimi në arsimin e lartë, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, me titull: “Former à l’enseignement du français écrit en contexte plurilingue et transeuropéen: enjeux, modèles, pratiques innovantes et inclusives (DIDAFÉ)“

Studentë të gjuhës frënge Bachelor (viti i parë) dhe Master (mësuesi viti i parë dhe i dytë, përkthim viti i dytë), ndoqën prezantimet që synuan një paraqitje të projektit, të qëllimeve dhe arritjeve të pritshme si dhe të disa prej rezultateve të arritura deri tani në kuadrin e punës së kryer nga ekipi i konsorciumit.

PUBLIKIM në faqen FGJH-së