Në përputhje me prioritetet për të përfshirë studentët në punën kërkimore të grupit Letërsi Komunikimi Gjuhës Spanjolle, në datën 19 maj, 2023, u prezantua në konferencën studentore ndërkombëtare: “UT flet me zërin e studentëve “, kumtesa “La traducción directa e indirecta de la poesía hispánica. Estudio de caso: Los poemas de Pablo Neruda traducidos al albanés entre 1949-1990” , nga studentja master Selmie Hideni (Alidini) & Anastasi Prodani, udhëheqësja shkencore.
Njëri prej kapitujve të diplomës së studentës Master u prezantua në këtë konferencë i rikonceptuar, i cili paraqiste kryesisht sjelljen në shqip të titujve të gati 200 poezive të Pablo Nerudës, klasifikimin e tyre si dhe ndikimin e ideologjisë totalitare në letërsinë e përkthyer.