Programi i Bursave Banach, që u ofrohet studentëve shqiptarë nga NAWA (Agjencia Kombëtare Polake për Shkëmbime Akademike)

Të dashur studentë,

Ambasada Polake në Tiranë ka përcjellë informacion në lidhje me Programin e Bursave Banach, që u ofrohet studentëve shqiptarë nga NAWA (Agjencia Kombëtare Polake për Shkëmbime Akademike).

Programi përbën një iniciativë të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Jashtme Polake dhe Agjencisë Kombëtare Polake për Shkëmbime Akademike të zbatuara si pjesë e programit të ndihmës zhvillimore polake.

Njoftimi i bursave, rekrutimit si edhe detajet e saj mund të gjenden në faqen e internetit: https://nawa.gov.pl/en/students/foreign-students/the-banach-scholarship-programme/call-for-proposals.

Linku i aplikimit:  Kandidatët dorëzojnë aplikime në polonisht ose anglisht nëpërmjet sistemit NAWA ICT: https://programs.nawa.gov.pl/login

Afatet e aplikimit : deri më 31 mars 2023, ora 15:00. 

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ju uron suksese në aplikimet tuaja!