Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Programi mbi gjuhën dhe kulturën kineze,i ftuar Sinologu Iljaz Spahiu

Në kuadër të “Programit mbi gjuhën dhe kulturën kineze”, ishte i ftuar Sinologu Iljaz Spahiu, i cili bëri një prezantim të filozofit antik kinez Laozi dhe librit të tij “Tao Te Ching”. Spahiu tha se “Tao Te Ching” është vepra e parë e plotë filozofike në historinë e Kinës antike si dhe burimi kryesor i mendimit filozofik të Taoizmit. Z. Spahiu u shtjelloi kuptimin e dy koncepteve bazë të ketij libri, Tao dhe Te, ku Tao-s cilësohet si rruga e universit dhe e natyrës, ndërsa Te (virtyti, morali) si aplikimi i saj në botën reale. Spahiu përmendi edhe disa koncepte nga ky liber si, “Qeverisja e një vendi është si gatimi i peshqeve të vegjel” apo “Mirësia supreme është si uji”, duke theksuar ndikimin që Laozi ka patur ndaj kulturës tradicionale kineze, por edhe filozofisë perëndimore, duke u shndrruar në një mendim me përmasa kombëtare. Sinologu Spahiu foli edhe për eksperiencën e tij në përkthimin e librave kineze, kryesisht të letersisë kineze. “Përveç njohjes së gjuhës, tha ai, sfida më e rëndësishme ishin dallimet kulturore. Përkthimi është sa i vështirë aq edhe i rëndësishëm, ndërsa përkthyesit jane ura lidhëse mes qytetërimeve. Z. Spahiu përgëzoi studentët që marrin pjesë në këtë program, duke uruar që ai të t’ju zgjoje interesin për gjuhën dhe kulturën kineze.

 

                             

             

situs toto