Sot, në mjediset e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, u zhvillua aktiviteti “ Promovimi i mësimit të gjuhëve të huaja gjatë gjithë jetës si vektorë të rëndësishëm të edukimit qytetar dhe të suksesit profesional”. Ky aktivitet u organizua në kuadër të Ditës Evropiane të Gjuhëve, e cila organizohet më 26 shtator, që prej vitit 2001.
Në këtë takim ku morën pjesë përfaqësues të Ambasadave dhe institucioneve të rëndësishme të edukimit gjuhësor dhe kulturor, vendase dhe të huaja, drejtues të aleancave, qendrave gjuhësore, shoqatave të mësuesve, kolegë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe të IAL-ve të tjera, u diskutua dhe u ndanë përvoja dhe praktika të mira në fushën e mësimit të gjuhëve të huaja si ura të komunikimit dhe shkëmbimeve kulturore, shkencore e profesionale.
Në fjalën e saj hyrëse, Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof. Dr. Esmeralda KROMIDHA u shpreh se “Politikat e mira për përdorimin e gjuhëve, të cilat marrin parasysh diversitetin gjuhësor dhe kulturor të shoqërisë, janë thelbësore për mirëkuptimin dhe kohezionin e qëndrueshëm social.” Ajo theksoi faktin se mësimi i gjuhëve ndihmon gjithashtu në forcimin e tolerancës dhe mirëkuptimit midis njerëzve me prejardhje të ndryshme gjuhësore dhe kulturore.
Prof.Dr. Sabri Laçi, Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, përshëndeti këtë aktivitet duke theksuar rëndësinë e gjuhës shqipe në mesin e gjuhëve të tjera të Evropës si edhe vlerësoi kontributin e përfaqësive të huaja në drejtim të ndërkombëtarizimit të programeve të studimit dhe të shkëmbimeve universitare.
Të ftuarit diskutuan në lidhje me dinamikën e mësimit të gjuhëve dhe kulturave të huaja në kontekstin shqiptar, programe zhvillimi, projekte të ndryshme, politikat gjuhësore, sfidat dhe perspektivat që shoqërojnë secilën prej këtyre gjuhëve. U diskutuan gjithashtu çështje që lidhen me rëndësinë e mësimit të gjuhëve të tjera si një mundësi për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe si mundësi për një hapje më të madhe drejt kulturave të tjera veçanërisht nga ana e të rinjve për aspekte të edukimit ndërkulturor dhe vlerave të demokracisë. është një hapje drejt shkencës dhe aftësive profesionale të ndryshme.
Qasja ndaj inteligjencës artificiale në mësimdhënien e gjuhëve të huaja, modernizimit të mësimdhënies së gjuhëve të huaja, promovimit të shumëgjuhësisë, nevojës për hartimin e politikave gjuhësore bashkëkohore, shfrytëzimin e të gjithë hapësirave për projekte të ndryshme zhvillimore, fuqizimin e rrjetit mësimdhënës të gjuhëve të huaja në vend, ishin disa nga tematikat që përmbyllën diskutimet mes të ftuarve.
FGJH ju uron Gëzuar Ditën Evropiane të Gjuhëve!
“Ata që nuk njohin gjuhë të huaj, nuk njohin as gjuhën e tyre!”
___________________________________________________________
Today, in the premises of the Faculty of Foreign Languages, the activity “Promoting the learning of foreign languages throughout life as important vectors of civic education and professional success” took place. This activity was organized within the framework of the European Day of Languages, which is organized on September 26, since 2001.
Ambassadors, diplomats, leaders and representatives of important institutions of language and cultural education, local and foreign, leaders of alliances, language centers, teachers’ associations, colleagues of our Faculty of Foreign Languages and other HEIs participated in this meeting. Good experiences and practices were discussed and shared in the field of learning foreign languages as bridges of communication and cultural, scientific and professional exchanges.
In her wellcoming speech, the Dean of the Faculty of Foreign Languages, Prof. Dr. Esmeralda KROMIDHA said that “Good policies for the use of languages, which take into account the linguistic and cultural diversity of society, are essential for understanding and sustainable social cohesion.” She emphasized the fact that language learning also helps to strengthen tolerance and understanding between people of different linguistic and cultural backgrounds.
Prof. Sabri Laçi, Dean of the Faculty of History and Philology, welcomed this activity by emphasizing the importance of the Albanian language among other languages of Europe and also appreciated the contribution of foreign representations in the direction of the internationalization of study programs and university exchanges.
The guest speakers discussed the dynamics of learning foreign languages and cultures in the Albanian context, development programs, various projects, language policies, challenges and perspectives that accompany each of these languages. Issues related to the importance of learning other languages were also discussed as an opportunity to increase international cooperation and as an opportunity for a greater openness to other cultures, especially on the part of young people for aspects of intercultural education and the values of democracy.
The approach to artificial intelligence in foreign language teaching, the modernization of foreign language teaching, the promotion of multilingualism, the need for the design of contemporary language policies, the use of all spaces for various development projects, the strengthening of the foreign language teaching network instead, there were some topics that concluded the discussions among the guests.
FGJH wishes you a Happy European Day of Languages!
“A man who does not know a foreign language is ignorant of his own!”