Qendra e Trajnimeve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja u zhvillua trajnimi me temë “Menaxhimi i klasës dhe i konflikteve, mirëqënia e nxënësve në klasë”

Në qendrën e Trajnimeve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja u zhvillua trajnimi me temë: “Menaxhimi i klasës dhe i konflikteve, mirëqënia e nxënësve në klasë” me 2 (dy) kredite nga trajnuesja Dr. Leonora Xhori.

Në këtë trajnim u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me menaxhimin e orës së mësimit dhe problematikat me të cilat mund të përballet mësuesi në klasë.

Pjesëmarrësit sollën shembuj nga përvoja e tyre duke vlerësuar rëndësinë e menaxhimit të klasës si dhe atë të parandalimit të sjelljeve të papranueshme nëpërmjet stratetegjive të duhura.

Diskutimi vijoi me parimet kryesore të një menaxhimi efektiv të klasës dhe strategjitë më të suksesshme të kontrollit të saj. U diskutua gjithashtu rëndësia e rregullave të sjelljes në klasë dhe disa teknika për adresimin e sjelljeve problematike.

Në përfundim të këtij moduli pjesëmarrësit zhvilluan detyra praktike dhe një testim të njohurive të marra në këtë trajnim.