Simpoziumi Shkencor Ndërkombëtar “Dostojevski dhe Gjenialiteti i tij”

Dostojevskit

Ky simpozium u mbajt për nder të dyqindvjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh rus F.M.Dostojevskit, vepra e të cilit ka ardhur e plotë në gjuhën shqipe, por edhe nisur nga kontributi i jashtëzakonshëm i shkrimtarit në letërsinë ruse dhe botërore, si dhe vlerësimin e UNESCO-s për të, si një nga autorët rusë më të cituar dhe më të përkthyer në botë, trashëgimia e të cilit studiohet sot në shkolla, universitete, dhe nga shkencëtarë të profileve të ndryshme.

Fjalën e hapjes e mbajti Prof.As.Dr. Alma Pinari, e cila theksoi se përmes punimeve të këtij simpoziumi synohet sadopak të hidhet dritë mbi madhështinë e shkrimtarit si i tillë, mesazhet e tij sot në botën moderne, ardhjen e tij në gjuhën shqipe përmes përkthimeve, duke filluar nga problemet me të cilat u përballën përkthyes të ndryshëm gjatë periudhës së sistemit komunist, deri te ndikimi i tij në kulturën shqiptare. Një nga orientimet e simpoziumit ishte qasja ndaj përkthimit dhe analizës së veprave të shkrimtarit sot në botë, për të pasur gjithmonë mundësinë e hulumtimit të krijimtarisë së tij përmes ripërkthimeve të veprës së tij.

E përshëndetëm këtë aktivitet Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Prof.Dr. Esmeralda Kromidha, e cila theksoi edhe nje herë mbështetjen ndaj iniciativave të tilla në të mirë të rritjes profesionale dhe akademike të stafik akademik të FGJH-së. Nga Universiteti Shtetëror i Moskës përshëndeti Prof. Dr. Olga Sineva, si dhe Përgjegjësi i Departamentit të Gjuhëve Sllave e Ballkanike, Prof.As.Dr. Adriatik Derjaj.

Në simpozium morën pjesë personalitete akademike, përkthyes, studiues, shkrimtarë e botues. Përkthyesi Jorgji Doksani “Mjeshtër i Madh”, i cili ka sjellë të plotë veprën e Dostojevskit në gjuhën shqipe, ishte një vlerë e shtuar për këtë aktivitet shkencor në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Pjesëmarrja e kolegëve edhe nga Departamente të tjera të fakultetit si dhe pjesëmarrja e profesorëve nga Rusia, Bullgaria, Uzbekistani, Kosova i dha një rëndësi të veçantë këtij aktiviteti shkencor të organizuar nga Grupi Mësimor Kërkimor Gjuhësi Përkthim i Gjuhës Ruse.

Dostojevskit Dostojevskit