Qendra e Trajnimeve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja zhvilloi trajnimin me temë “Mësimdhënia dhe të nxënët bazuar në kompetenca dhe planifikimi i veprimtarive mësimore sipas nevojave të veçanta dhe niveleve mësimore” nën drejtimin e Prof. Asoc. Dr Aida Gjinali.
Trajnimi u zhvillua duke u bazuar në aspektin teorik që ofron literarura botërore, atij praktik dhe zbatimin konkret në klasë. Në këtë trajnim u ofruan gjithashtu metodologji, strategji e teknika të shumta të vlefshme për rritjen e cilësisë dhe për një përvetësim sa më të mirë të njohurive nga ana e nxënësve.
Ky trajnim u përmbyll me përgatitjen një detyrë praktike dhe një test përfundimtar mbi njohuritë e marra.